Një raper kanadez ka humbur jetën pasi ra nga një aeroplan ndërsa xhironte klipin.

Jon James McMurray po filmonte një marifet të rrezikshëm për një video të re muzikore në krahun e aeroplanit kur ra poshtë.

34-vjeçari vdiq në British Columbia të shtunën.

Reperi po bënte marifetin në krahun e Cessna kur aeroplani papritmas shkoi në një spirale në rënie.

Ai mbante parashutë, por nuk pati kohë që ta tërhiqte sepse ishte mbërthyer në krahun e avionit për një kohë të gjatë.

Në momentin kur u shkëput nga aeroplani ishte shumë afër tokës dhe Jon u përplas në tokë.

Menaxheri i tij  tha se reperi ishte përgatitur për këtë marifet për muaj dhe ishte trajnuar ‘intensivisht’.

“Akti i tij përfundimtar përfshinte kryerjen e një marifeti në aeroplan, ku ecte në krahun e mjetit fluturues. Ai ishte stërvitur intensivisht për këtë marifet, megjithatë kur Jon eci më tej në krahun e aeroplanit, Cessna shkoi në spirale në rënie, gjë të cilën piloti nuk mundi ta shmangte dhe të merrte kontrollin,”-u tha në një deklaratë nga ekipi i tij.ORA NEWS