Mbrëmjen e djeshme qyteti i Rrëshenit u trondit nga një vrasje e dyfishtë.

Vëlla e motër u ekzekutuan me breshëri automatiku në oborrin e shtëpisë. Esmeralda Filopati punonte shitëse tek një market në qytetin e Rrëshenit, ndërsa mbrëmë i vëllai kishte shkuar ta merrte tek puna dhe sapo ishin kthyer në shtëpi.

Ende nuk dihet nëse ka pasur debat fillimisht midis tyre apo autori i ka qëlluar menjëherë teksa ndodheshin në oborrin e banesës. Debatet mes çiftit kanë qenë të hershme. Shkak dyshohen fëmijët, që 47-vjeçari nuk ka mundur t’i marrë ligjërisht edhe për arsye të historikut që kishte pasur më parë me dënimin për dhunë në familje.

Forca te shumta policie po ushtrojnë kontrolle në zonë, pasi 47 vjeçari Fatmir Kolecaj dyshohet të jetë i fshehur aty, duke qenë se është edhe zonë e pyllëzuar.

Esmeralda Filopati ishte divorcuar prej tre vitesh nga Kolecaj. I dënuar me 10 muaj burg për dhunë në familje, autori i krimit e kishte kërcënuar edhe njëherë më parë se do ta vriste me thikë ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte shpëtuar nga fqinjët.