Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të një qytetariduke marrë shkas nga atentati në Tepelenë ku u vra një person dhe u plagos vëllai i tij e informon se shënjestrat janë djemtë e tezes së kreut të PS-së në Tepelenë dhe ngjarja ka lidhje me pazaret e drogës.

Përmes një postimi në Facebook Berisha shkruan se dy vëllezërit e përfshirë në ngjarje, Arturi, viktima, dhe Artan Bresha, janë djemtë e tezes së kryetarit të PS së Tepelenës Dino Selimi, duke shtuar se konflikti ka qenë për drogë.

Postimi i Berishës:

Droga dhe Bixhozi ne Tepelene jane sheshit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr ti,me falni per shqetesimin ne kete ore te vone por jam i detyruar tju ve ne dijeni:ne Tepelene gjat nje atentati te bere ndaj dy vellezerve Bresho djemt e tezes se kryetarit te partis Rilindase Dino Selimi si pasojë e plagëve te mara njeri prej vellezerve Bresho nuk i ka mundur ti mbijetoj plagve te mara,konfliktie eshte vetem per droge ,qeveria thot drog ska po droga ne Tepelen dhe bixhozi jane rrugve te qytetit