Kapaciteti i prodhimit të biznesit që eksporton në vende të Europës është rritur kohët e fundit në Shqipëri”, shprehet ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, ndërsa vizitoi në Tiranë një biznes që merret me veshjet sportive dhe eksporton në Europë.

“Rishihem me Mozën pas shumë vitesh, që nga koha kur punoja në bankë, dhe ndjeva një kënaqësi të veçantë kur e vizitova në biznesin që ajo së bashku me bashkëshortin e saj, Stivin kishin ngritur me shumë mund dhe pasion! Prodhonin veshje sportive të personalizuara duke përdorur teknologjinë digjitale të printimit dhe i eksportonin në tregun europian”, theksoi ai.

Po ashtu, Shalsi shtoi se është impresionues rrugëtimi i rritjes së kapaciteteve të prodhimit që tani është rreth 180.000 copë në vit.

“Ndodh shpesh që sipërmarrësit të përballen edhe me problematika. Por, jam i bindur që me adresimin e duhur dhe komunikimin efikas nuk ka gjë të pazgjidhshme”, shprehet ai. /j.p/