Formula Uno këtë sezon ka nisur me dominimin e “Mercedes”, ndërsa te “Ferrari” ka surprizuar Charls Leclerc, që është i vemti që ka arritur të fitoi një garë, duke lënë pas kampionin e botës Lewis Hamilton në dy garat e fundit.

Ish-shefi i Ferrarit, Ross Brawn, aktualisht drejtori i garave në Formula 1, ka deklaruar se për makinën italiane më e rëndësishme se sa fitoret e Leclerc është rikuperimi i Sebastian Vettel. “Sebastian është një nga talentet e këtij sporti, por në këto momente ka nevojë për mbështetjen e Ferrarit. Ai ka nevojë të gjejë besimin në vetvete. Vettel ka humbur besimin në kapacitetin që ai ka”, u shpreh Ross Brawn.

Sipas tij, të gjithë te “Ferrari” duhet ta ndihmojnë gjermanin Vettel për të ri-gjetur formën e humbur. “Në garën e Italisë ai që gaboi ishte Vettel, gabim që e vë me shpatulla pas muri. Gjithsesi, në Formula 1, rregulli i parë i pashkruar është që “rivali yt kryesor është shoku i skuadrës”. Ndaj, të gjithë duhet ta ndihmojnë Vettel”, tha Brawn.