Kryeministri Rama nga Zvicra ku ndodhet për të marrë pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror, publikoi një videomesazh të veçantë me një polic shqiptar.

“Ja shqiptarët që ruajnë Zvicrën, siç ruajnë edhe Kombet e Bashkuara, siç ruajnë edhe shumë vende”, – thotë Rama.

Polici konfirmon prejardhjen e tij nga Gjilani, teksa Kryeministri e pyeti se nga ishte.

“Të fala të gjithëve në Gjilan, në Kosovë, në Shqipëri nga policia shqiptare e Zvicrës”, – thotë Rama teksa përfundon videomesazhin special.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1015666765434970/