Vidhet banesa e biznesmenit Valter Gora në fshatin Buçimas të Pogradecit.

Mësohet se persona të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e Gorës në orët e para të mëngjesit dhe kanë marrë kasafortën.

Blutë raportojnë se brenda kasafortës kishte një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga biznesmeni, i cili ka edhe një karburant pranë banesës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.08.2019, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Buçimas, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit V.G (pranë së cilës ndodhet edhe një karburant në pronësi të tij) dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.