Në Fier ka nisur procesi i dezinsektimit në kuadër të parandalimit të sëmundjeve që potencialisht mund të transmetohen nga mushkonjat.

Specialistët e trajnuar të shëndetit publik në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier dhe nën monitorimin e Institutit të Shëndetit Publik janë në terren dhe po vijojnë dezinsektimin e territorit.

Procesi është shtrirë jo vetëm në qytetin e Fierit, por edhe përgjatë plazheve të Darzezës dhe Semanit, të cilat kanë një frekuentim të lartë nga pushuesit gjatë sezonit veror./m.m/ /atsh