“RIZGJIMI I LUANIT”nga David Icke. Një libër i mrekullueshëm, që hap si askush tjetër shumë diskutime për tema shumë të rëndësishme që kanë shqetësuar njeriun në fushën e filozofisë, historisë, astronomisë, okultizmit, të para të gjitha këto nën këndvështrimin e konspiracionit. Risia e madhe e këtij libri është diskutimi dhe citimi i shumë burimeve, të shoqëruara edhe me qindra foto ilustrative, në lidhje me Hënën dhe rolin e saj për të kontrolluar Tokën si syri i vërtetë i Horusit, sateliti artifical i vendosur nga JT që kanë krijuar njeriun homo sapiensin rreth 15 mijë vjet më parë, atëherë kur Toka ndryshoi këndin zero mes dy akseve të boshtit të tokës, atij gjeografik dhe manjetik, çka shkakton katër stinët e vitit, si rezultat i futjes së Hënës artificiale në orbitë. Hëna ka shumë pikëpyetje.

“GRUAJA”është romani më i ri nga shkrimtarja amerikane Jhumpa Lahiri. Ky roman rrëfen historinë e dy vëllezërve, Subash e Udajan të cilët janë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin aq edhe të ndryshëm. Subashi është i heshtur dhe mendimtar, ndërkohë që Udajani përfshihet me mish dhe me shpirt duke marre parasysh rreziqet nga ana tjeter.Mirëpo jeta e dy vëllezërve merr një rrjedhë krejt tjetër. Subashi fillon një karrierë të qetë studiuesi në qytezën bregdetare Rhodelsland, ndërsa Udajani duke ju kundërvënë zakoneve, vendos të martohet me dashuri me Gauirin, një student e filozofisë, e dashuruar pas karizmës dhe pasionit të tij.Kur Subashi merr vesh atë që i ka ndodhur të vëllait, niset menjëherë për në Kalkutë dhe përpiqet të shërojë plagët e familjes dhe sidomos ato të Gaurit.Kjo grua e fortë, bashkë me vajzën që mbart në bark, bëhet symbol i lidhjes së pathyeshme mes dy vëllezërve, duke marrë rolin kryesor në një histori ndjenjash e braktisjesh, arratisjesh e rikthimesh.

Përballë shndërrimeve në rritje të proceseve komunikuese që riformulojnë vazhdimisht skenarët shoqërorë dhe aktorët e tyre, del në pah nevoja e përtëritjes së studimeve mbi gjuhën dhe shoqërinë, por edhe nevoja e integrimit reciprok të tyre. Nga Gianfranco Marrone “TRUPAT SHOQËRORË”.

Ana Uollsh pëson një aksident të rëndë automobilistik dhe një mëngjes gdhihet në divanin e sallonit të shtëpisë së prindërve në Dublin. Çu bë puna e saj si agjente e marrëdhënieve me publikun në Nju-Jork? Ku është burri i saj i dashur, Aidani, të cilit ajo i dërgon e-mail-e që mbeten pa përgjigje? Së bashku me të motrën, detektiven private Helena, ajo i hyn kërkimit të të shoqit. Kthehet në Nju-Jork dhe e presin ndodhi të çuditshme. Nën petkun e humorit, fshihet një histori e zymtë… A do të jetë e fortë Ana? Për ta zbuluar këtë lexoni “SHPRESA DHE GËNJESHTRA”nga Marian Keyes.

Edisona SKENDERI