Kancelarja austriake, Brigitte Bierlein deklaroi se është e zhgënjyer që në samitin e BE-së nuk u soll një vendim për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se kjo nuk është shenjë e mirë për solidaritetin e unionit dhe as për sigurinë në rajon.

“Kjo është për të ardhur keq. Austria dhe vendet e tjera u angazhuan për fillimin e këtyre negociatave”, tha Bierlein para fillimit të ditës së dytë të samitit në Bruksel.

Ajo konsideron se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i përmbushën kushtet e KE-së dhe se kanë të drejtë për negociata.

Ajo theksoi se sot ka biseduar me kryeministrat e Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë, të cilët i kanë transmetuar zhgënjimin e tyre.

”Edhe ata janë mjaft të zhgënjyer. I sigurova se do t’i mbështesim”, tha Bierlein./ a.jor.