Gjethet e zverdhura si hënë e lënduar
bien shesheve për të krijuar hartën e dhembjes
Qielli i lartësuar mat bukurin e qytetit
për të shpjeguar shëmtinë tonë.

Skaj reve të kësaj vjeshte
Pakufishëm eci në horizonte
Ajo me trandafil të prekur nga bryma e hershme
Shkruan ditarin e Ana Franikut prizrenas.

Skaj reve në horizot me plotë vrerë
Vjeshta shkund dërdëllinë e vitit
Sheshi me kujtesën e mileniumit
Mat e ç’mat kujtesën e historisë

Shkruan: Qazim THAÇI