Me rastin e ditëlindjes së tij të 67-vjetorit, Presidenti Vladimir Putin ka shpërndarë disa foto ku shfaqet në Siberi, teksa kalon disa ditë pushimi në kërkim të kërpudhave.

Pasurohet kështu seria e fotove ku lideri rus shfaqet në versionin ‘Macho’. Në të shkuarën ai kishte pozuar me një komplet xhudoje, në akull teksa luante hochey, apo në një poliglon qitjeje.

Këtyre fotove u shtohen edhe prezantimet me popullore, si ajo e Putin arkeolog apo fotografia e famshme që ka bërë xhiro në rrjetet sociale ku ai shfaqet gjysmë nudo teksa gjuan peshk.

(da.xha/BalkanWeb)