Vlera e TVSH së rimbursuar arriti në fund të muajit nëntor në 12.6 miliardë lekë ( 100 mln euro), bën të ditur Ministria e Financave.

Sipas MF-së, TVSH e rimbursuar ishte sa 8.8 % e shumës së arkëtuar nga tatimet dhe doganat dhe sipas dikasterit të Financave kjo vlerë e rimbursimit që arriti deri në 100 milionë euro, ka arritur të shlyejë edhe disa nga detyrimet e prapambetura të TVSH.

Ministria e Financave ndryshoi ligjin për rimbursimin e TVSH-së në vitin 2015 duke shkurtuar afatet dhe procedurat përmes një procesi automatik dhe  duket se ligji po  respektohet edhe për detyrimet e prapambetura. /atsh