Një grua që vrau qenin e saj duke e goditur katër herë ka përfunduar në prangat e policisë.

Natasha Brown, 25 vjeçe nga Stanley e bëri këtë veprim pasi ish-e dashura e refuzoi sërish. Në polici, ajo deklaroi se ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit kur goditi qenin.

Pavarësisht përpjekjeve të veterinerëve, kafsha ngordhi për shkak të hemorragjisë në tru.

Pasi sulmoi kafshën, Natasha kafshoi ish-të dashurën, e kapi nga fyti, e kërcënoi dhe e hodhi sipër xhaxhait 82-vjecar.

Kur u intervistua nga policia, e dyshuara tha: “Unë godita qenin sepse nuk mund të godisja ish-të dashurën. Më vjen keq, por nuk doja ta lëndoja”.

Pritet që të dalë para gjykatës dhe të merret një vendim për akuzat e dhunës dhe vrasjes së kafshës.

/Ora News.tv/