Qeveria në Nigeri ka shpallur 3 ditë zie kombëtare pas vrasjes së 89 ushtarëve në një bazë ushtarake.

‘Sulmi ndodhi ditën e enjte kur militantë të armatosur rëndë sulmuan bazën ushtarake në Chinagodrar, pranë kufirit me Malin’, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë, Abdourahame Zakari.

Gjithashtu, flamuri i Nigerit është ulur në gjysmë shtizë pas ngjarjes së rëndë. Prej kohësh, ushtria në Niger dhe në Mali është duke luftuar kundër një kryengritje të ashpër të militantëve xhihadistë.

Kujtojmë që në nëntor të vitit të kaluar, 13 ushtarë francezë u vranë gjatë një përplasje të armatosur ndaj xhihadistëve në Mali, ndërsa 50 ushtarë vendas u vranë në një tjetër sulm në verilindje të Malit.