Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë historinë e Keti Luarasit, shqiptares e cila është duke studiuar në Institutin e Shteteve të Bashkuara për Rininë, Zhvillimin e Fuqisë Punëtore dhe Aftësive.

Luarasi kaloi një ditë si vullnetare në Bankën e Ushqimit dhe Qendrën e Komunitetit në Missoula, Montana.

Së bashku me kolegët e saj, ajo ndihmoi në përgatitjen e paketave me ushqim për fëmijët. Banka e Ushqimit në Missoula drejton një sërë projektesh në mbështetje të grave dhe fëmijëve, përveç sigurimit të ushqimit për njerëzit në nevojë. I gjithë komuniteti mbështet ata që kanë nevojë. Rreth një milion njerëz marrin ushqim dhe dhurime nga komuniteti dhe qeveria.

“Kjo ishte një përvojë shumë frymëzuese për mua”,- tha Keti.

“Unë isha në gjendje të ofroja ndihmë në një mënyrë e cila është një pjesë kaq e fortë e kulturës amerikane, dhe i ka shtyrë Shtetet e Bashkuara përpara”.