Xhaçka: Përgjegjësi maksimale nga strukturat e shtetit, e pafalshme neglizhenca e disa kompanive
Xhaçka: Përgjegjësi maksimale nga strukturat e shtetit, e pafalshme neglizhenca e disa kompanive

Strukturat e shtetit po vijojnë të japin kontributin e tyre për qytetarët në këtë situatë ku moti i keq ka mbërthyer vendin tonë.

Kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve nuk po bëjnë detyrën e tyre për pastrimin e rrugëve ku qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve të mos rrezikojnë nga ngricat dhe dëbora.

Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka për këtë shqetësim është shprehur se, ”përgjegjësi maksimale nga të gjitha strukturat e shtetit për të lehtësuar pasojat e motit të keq”.

”Të njëjtën përgjegjësi nuk e ndeshim te kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve. Neglizhenca e disa prej tyre në shërbimin ndaj komunitetit është e pafalshme”, tha Xhaçka.

/atsh