Xhamia e vjetër e Peqinit
Xhamia e vjetër e Peqinit është e ndërtuar në vitin 1823, ndoshta mbi rrënojat e një xhamie më të vjetër të shek. XVII. Xhamia paraqet një veçanti në ndërtimin njëherazi në të njëjtin ndërtim me kullën e sahatit.
Xhamia, e shkatërruar në vitin 1967 përbëhej nga portiku, salla e lutjes, minarja dhe kulla e sahatit. Portiku rrethohej me arkada me kolona e kapitele të gdhendur. Pas portikut ndodhet salla e lutjeve në plan drejtkëndor dhe e mbuluar me kupolë. Një e veçantë e xhamisë është çiftëzimi i minares me kullën e sahatit. Xhamia ka qenë e zbukuruar me piktura murale, që i shtonin vlerat.

Marrë nga libri “Xhamitë e Shqipërisë. Historia, arkitektura, shek. XV- XIX” me autor Aleksandër Meksi.

#TëNjohimMonumentet
#EjaEdheTi
#ZbuloHistorinë
#ZbuloShqipërinë