PS e Elbasanit zhvilloi Asamblenë e saj ku u bë zgjedhja e kryetarit të ri të partisë për Bashkinë e Elbasanit. Xhevahir Budani mori detyrën të drejtojë PS, detyrë të cilën më parë e mbante Z. Ardit Demiri.

Asambleja është drejtuar nga Drejtuesi Politik I Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini dhe deputetët Evis Kushi, Arben Kamami. Balla e konsideroi mjaft të rëndësishëm procesin e zgjedhjeve në parti, proces i cili i paraprin organizimit të përgjithshëm për zgjedhjet vendore të 2019. “

“Në kuadër të organizimit elektoral të PS, në procesin përgatitor që paraprin organizimin e përgjithshëm për zgjedhjet vendore të 2019, ishte edhe ky takim i Asamblesë së PS, të Elbasanit.

Për ne është shumë e qartë që në zgjedhjet vendore të 2019, të vetmit aleatë që do kemi do të jenë njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi dhe prandaj për ne procesi i bashkëqeverisjes me njerëzit është shumë i rëndësishëm.”

Xhevahir Budani u zgjodh me konsensus të plotë kryetar i PS si e vetmja kandidaturë për të cilën anëtarësia kishte rënë dakord.