Pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me post, të cilat konfirmuan fitoren e kandidatëve të Vetëvendosjes në Prishtinë dhe Prizren, kryetari i këtij subjekti Visar Ymeri ka thumbuar ashpër PDK-në dhe LDK-në.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, ai ka akuzuar se ‘klani Pronto’ dhe ai i Isa Mustafës pësuan debakël.

Sipas Ymerit, ata bënë përpjekje për ndryshimin e vullnetit të lirë të qytetarëve.

Ja posti i tij i plotë:

Klani Pronto e ai i Isa Mustafës pësuan debakël.

U bënë bashkë në zgjedhje kundër VETËVENDOSJE!-s. Mbetën bashkë edhe pas zgjedhjeve.

Tentuan të manipulojnë, të mashtrojnë, të shpifin. Përdorën analistë e media, PZAP-in e KQZ-në.

Deshën ta përmbysin vullnetin popullor e qytetarë.

Por u përmbysën vet.

U poshtëruan. Dhe nuk do të ngriten kurrë.

Tash e tutje vetëm në panikë do të mbesin.

Ju ka ardhur fundi.

Urime Prishtinë!

Urime Prizren!

Urime Shpend!

Urime Mytaher!