Nëpërmjet një statusi në Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se në takimin e Yuri Kim dhe deputetëve të opozitës Hajdari dhe Gjoni më 11 shkurt, u diskutua rëndësia e gjetjes së një rruge të përbashkët, si dhe për zbatimin e reformës zgjedhore.

”Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u shprehu deputetëve të opozitës Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni vlerësimin e saj për qëndrimin të angazhuar në procesin demokratik dhe vijueshmërinë e punës për çështje të rëndësishme në Parlament.”

”Gjatë takimit të tyre më 11 shkurt, Ambasadorja dhe dy deputetët biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë e gjetjes së një rruge të përbashkët, si dhe për zbatimin e reformës zgjedhore, gjë e cila është thelbësore për forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe të ardhmen europiane të saj.”

Ora