Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka përshëndetur zgjedhjen e kryeprokurorit të ri Olsian Çela si dhe të anëtarëve të rinj të KED-së përmes shortit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Soreca thotë se zbatimi i reformës në drejtësi mbetet përparësi kryesore e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

/newsbomb/

“Ne e mirëpresim zgjedhjen nga Parlamenti të Z. Olsian Çela si Prokuror i Përgjithshëm, dhe zgjedhja me short e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve të Drejtësi 2020. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe mbetet një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit”, shprehet ambasadori i BE, Luigi Soreca.