Zgjidhet prefekti i ri i Qarkut të Elbasanit.
Zgjidhet prefekti i ri i Qarkut të Elbasanit.

Ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Major Maksim Malaj do të jetë prefekti i ri i Qarkut të Elbasanit.
Malaj, ka një kurikulum të pasur në fushën e mbrojtjes. I arsimuar në Akademinë Ushtarake “Skëndërbej” dhe atë të Shtabit të Përgjithshëm, Malaj ka qenë shef i Shtabit të Brigadës së Reagimit të Shpejtë. Pas viti 2007 e në vazhdim, ai ka qenë në detyrën e komandantit të kësaj Brigade.
Emri i Malajt është propozuar në mbledhjen e kryesisë së PS për të zëvendësuar në këtë detyrë Ardit Demirin i cili mban prej pak kohësh postine prefektit të Elbasanit.
Ardit Demiri u vendos prefekt pas kandidimit për deputet të PS të Arben Kamamit në zgjedhjet e 25 Qershorit.
Mësohet se ka qenë vetë Z. Demiri i cili për arsye personale nuk ka dashur të mbajë detyrën e prefektit.

Kush eshte Maksim Malaj:
Gjeneralmajor Maksim Malaj, lindi në 13 dhjetor 1958. Ka përfunduar Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve e shumë kualifikime të tjera, më pas. Në 1981-1982 ka qenë instruktor i Përgatitjes së Zjarrit në Shkollën e Instruksionit në Zall-Herr, më tej për pesë vjet instruktor stërvitjeje; instruktor në Degën e Stërvitjes në Divizionin e 8 të Këmbësorisë; komandant Batalioni, këmbësor e territorial. Në vitin 1992-1993, instruktor në Degën e Stërvitjes në Divizionin e 8 të Këmbësorisë; në 1993-1994 shef operacional në Njësinë Ushtarake nr.1105; në 1994-1997, instruktor në Degën e Stërvitjes në Divizionin e 8 të Këmbësorisë; në 1997-2005, inspektor në Drejtorinë e Inspektimit të Ministrit të Mbrojtjes; në 2005-2007, shef Shtabi i Brigadës së Reagimit të Shpejtë dhe në 2008 komandant i saj. Detyrën e SHSHP e ka kryer nga 2008 deri në 8 gusht 2011. Gjatë periudhës që Maksim Malaj ka qenë në krye të FASH, Shqipëria është pranuar anëtare me të drejta të plota në strukturën më jetëgjatë të sigurisë së kombeve në NATO.

Materiali ne perditesim….