Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja për zjarrin e rënë mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si Pallatet 9-katëshe në Tiranë.

Mësohet se në banesën e përfshirë nga flakët të shtetasit K.A, ishte brenda një fëmijë brenda, i cili u nxorr në menyrë të menjehershme nga policia dhe ndodhet në gjendje të mirë shendetsore.

Sakaq, bëhet me dije se nga zjarri nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm deme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.03.2020, rreth orës 07:05, në rrugën e “Dibres” në kryqëzim me rrugën e “Barrikadave”, ka rënë zjarr në banesën 1-katëshe të shtetasit K.A, ku ishte një fëmijë brenda, i cili u nxorr në menyrë të menjehershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shendetsore.

Në vendngjarje gjithashtu ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri nuk ka pasoja në njerëz, vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.