Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj është takuar sot me zv/Presidentin e Komisonit Evropian, Josep Borrell.

Takimi u zhvillua në Këshillin e 26-të Ministror të OSBE-së në Bratislavë.

Përfaqësuesi i Lartë i shprehu ngushëllimet e tij Cakajt për viktimat e tërmetit të javës së kaluar dhe familjet e tyre.

Borrell përsëriti vendosmërinë e Bashkimit Evropian për të ndihmuar Shqipërinë në nevojat e saj të urgjencës dhe rindërtimit.

Gjithashtu ai nënvizoi mbështetjen e tij të pakursyer për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e një politike të besueshme të zgjerimit.

/Ora News.tv/