Nëse të gjithë mendoni se të jesh berber është një profesion i thjeshtë, e keni gabim e nëse mendoni se është një profesion i rëndomtë, përsëri e keni gabim. Këtë kërkon të dëshmojë Sefedin Ceni berberi nga Elbasani që gjithkush e njeh. Sefedini e ushtron profesionin e berberit prej me shumë se 60 vjetësh. Është interesant fakti se si ai vendosi të bëhej berber.

Dini ashtu siç e thërrasin shkurt elbasanasit nuk ka ndërmend ta lejë zanatin. Ai është i përkushtuar ndaj çdo klienti edhe pse ndonjëherë ky i fundit mund të qëllojë person i vështirë Sinkon Sefedin Ceni Berber 80 vjeçari ka ende dëshirë për punë madje habitet se si rinia nuk motivohet dhe të marrë një zanat, jo vetëm për t’u ushqyer, por mbi të gjitha për t’u ndjerë i dobishëm dhe për të kontribuar në shoqëri. Sefedini thotë se tashmë arsimi profresional ofron mundësi të mira për këdo që ka dëshirë për punë ndërsa asnjë lloj pune e ndershme nuk është turp.

Më tëpër se berber tashmë je artist, kur ka nisur ky pasion?

-Fillimisht nisi nga dëshira që kisha për tu kujdesur për flokët e mi. Më pas u kthye në motivimin më të madh për mua. Kam nisur punë që në shkurt të 53 si nxënës, pasi kalova provimin mërrjë kategoritë. Kategoria më e lartë ishte ajo e gjashta që unë e arrita pasi përfundova ushtrinë. Berber fillova të punoja më luftë të madhe së në atë kohë ishte e vështirë të ndiqje ëndrrat.

Përse nuk vazhduat një shkollë të lartë por investuat dhe u betë berber?

-Dashuria për të bukurën dhe për rregullsinë dhe pse isha shumë i mirë me mësime ndoqa endrrën time. Dhe pse këtë nuk e pata të lehtë pasi në atë kohë e ardhmja përcaktohej nga komiteti i partisë.

Ju jeni berberi me i moshuar në Elbasan edhe sa kohe keni ndërmend ta ushtroni këtë zanat?

-Unë kam 65 vjet që punoj dhe nuk më mërzitet puna, deri sa të kem fuqi unë une nuk heq dorë. Për pak dit unë bëj 80-vjeç por nuk ndjej lodhje nga kjo pune. Deri sa të kem fuqi une do të punoj, sepse e kam filluar me dashuri dhe me dashuri do ta lëj.

Cfar do ti këshilloje të rinjtë e sotëm, a kanë të përbashkët me rininë tënde?

-Më shumë se një këshillë, unë besoj se çdo i ri duhet të zbuloj se çfar ka pasion dhe të përpiqet të kuptoj se sa është i aftë ta bëj atë që dëshiron. Më pas duhet të bëj një zgjidhje. Sa i përket për përbashktëtave me rininë timë me keqardhje por të rinjtë e sotëm nuk janë si ne. Njëriu duhet të punoj se nga puna nuk të gjen asnjë gjë. Puna nuk është turp. Duke mos pasur diçka për të bërë rinia e sotme është e prirur drejt veseve të këqija, kjo realisht është turp.

Cfar ju sygjeron ti arsimin e lartë apo profesional?

-Mendoj se profesioni është ai me të cilin ecën gjatë në jetë, është i përshtatshëm sikurse arsimi i lartë pa dashur ti zbeh meritat. Por duke shkuar të gjithë drejt arsimit të lartë krijohet një tejmbushje dhe si pasoj nuk e ushtrojnë në praktikë atë që marrin në shkollë. Ndërko nëse mëson një zanat dhë e bën vërtetë me pasion merr edhe kënaqësi edhe të ardhura.

Ju përmendët më parë se vec pasionit dhe punës si berber jeni i dashuruar dhe pas luleve, cmund të na thoni për këtë? Cfar lidhje kanë keto me njera –tjetrën?

Hmm, duke qenë që babain e kam pasur ‘’bacevan’’ dashurine për lulet e kam trashiguar nga ai. Ndërko për lidhjen mes tyre do thoja se përkujdesja dhe trajtimi me kujdes është i nevojshëm për të dy këto profesione.

/EdliraXherri /DashnorVaja /ElbasaniNews