Aksident i rëndë në Korçë, 4 persona të plagosur

Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme në aksin Korçë – Blisht, aty ku raportohet se një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Në total numri i personave të lënduar ka shkuar në 4, ndërsa ngjarja raportohet se ka ndodhur në afërsi të fshatit Plasë, ku një furgon u përplas me një automjet.

Sipas policisë, të plagosurit  u dërguan në spitalin e Korçës, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje në të rëndë, ndërsa nuk dihen ende rrethanat.

Të plagosurit janë identifikuar si Abedin Çeta, Bardhyl Muca, Engjellushe Muça dhe Myzejet Çepa

“Më datë 10.10.2018, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur mjeti tip “Benz” me targa DR 3567 me drejtues shtetasin A.Ç dhe mjeti tip furgon me targa AA297MG, me drejtues shtetasin J.H. Për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Korçë”, bën me dije policia e Korçës.

/express