1. Drejtoria e Aluiznit Elbasan është duke punuar me VKM e re e cila më konkretisht ka të bëjë me banesat që janë ndërtuar përpara vitit 1991. Sipas Artur Gunit, drejtorit të këtij institucioni puna ka nisur dhe të gjithë aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentat që zotërojnë lidhur me pronën.

Nga ky vendim pronarët do të mund ta qarkullojnë objektin në treg, ta shesin apo ta japin me qira ligjërisht, ta fusin në tregun e pasurive të paluajtshme apo ta trajtojnë në tregun e kredimarrjes. Ndërkohë që Z.Guni u bën thirrje të gjithë qytetarëve që u është bërë emri publik në faqen zyrtare të Aluiznit të paraqiten për të përfunduar procedurat.

Qeveria përmes këtyre vendimeve synon të zgjidhë dhe stabilizojë çështjet e pronësisë, si një nga çështjet kyçe për shoqërinë shqiptare dhe zhvillimin e ekonomisë.

Edlira XHERRI