AZHBR financon në zgjerimin e fermave blegtorale dhe rritjen e punësimit

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) përmes Skemave Kombëtare po financon projektet e fermerëve që synojnë rritjen e prodhimit vendas bujqësor dhe shtojnë vende të reja punë në sektorin rural.

“Flori shpk” është një histori suksesi në qytetin e Lezhës në veri të vendit. Falë mbështetjes nga subvencionet e shtetit ky biznes ka përmirësuar kushtet e punës ka zgjeruar fermën  dhe ka shtuar forcën punëtore me 20%.

Nga investimi i realizuar, sot kjo fermë blegtorale ka një kapacitet prodhimi mesatar prej 3500 litra qumësht në ditë.

AZHBR, bën të ditur se, nëpërmjet programit IPARD Like për “Ndërtim stalle për mbarështimin e lopëve” ka zgjeruar aktivitetin e tij duke shtuar numrin e lopëve në 290 krerë. Gjithashtu, synon të rrisë prodhimin e bazës ushqimore për kafshët, duke investuar në teknologji për të garantuar cilësinë e qumështit.

Me financimin e përfituar nga Skemat Kombëtare të investimeve 2018, për “Makineri dhe pajisje për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat blegtorale”, “Flori shpk” bën pjesë në bizneset që sigurojnë standarde të larta të produktit, duke qenë një konkurrent i denjë për tregun vendas./ATSH