Bayern Munich e ka kaluar pa problem sfidën kundër AEK’ut të Athinës dhe tani me 10 pikë prinë në Grupin E të Ligës së Kampionëve

Bayern Munchen edhe pse fitoi me rezultat të ngushtë e ka dominuar ndeshjen kundër AEK’ut të Athinës në çdo repart.

Që nga fillimi i pjesës së parë, kampionët gjermanë e kishin posedimin dhe shanset dhe kanë mundur që të shenojnë një fitore të thellë, po mos të ishin grekët të cilët u mbrojtën me të gjitha forcat.

Goli në pjesën e parë erdhi nga penalltia nga Lewandowski në minutën e 30’të pasi që minuta më parë ishte penguar në zonë Muller.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Bayern në pjesën e dytë shënoi përsëri me Lewandowskin në minutën e 71’të.

Në pjesën e dytë Bayerni prapë vazhdojë me presionin dhe po mos të ishte portieri i AEK Bartas, grekët do të kishin pësuar shumë gola sonte.

Megjithatë, Bayern fitoj dhe kjo fitore e dërgon Die Rotten në vendin e parë të Grupit E më 10 pikë.

Vlen të theksojmë se Kovac për ndeshjen e sotme e kishte ftuar edhe Meriton Shabanin që ishte në bankën rezervë. /GazetaExpress/