– Supermodelja Bella Hadid është shpallur gruaja më e bukur në botë. Rezultati doli pas një hulumtimi shkencor mbi atë që përbën ‘fytyrën e përsosur’.

Tiparet e 23-vjeçares u zbuluan se ishin 94,35% korrekte nga Golden Ratio of Beauty Phi, që mat perfeksionin fizik.

Sytë e saj, vetullat, hunda, buzët, mjekra, nofulla dhe forma e saj e fytyrës u mat dhe iu përafrua më shumë idesë së përsosmërisë së Grekëve antikë.

Këngëtarja Beyonce mban vendin e dytë me 92.44%, e cila ndiqet nga aktorja Amber Heard. Ndërsa ylli i pop-it Ariana Grande ndodhet në vendin e katërt me 91.81%. /atsh