Berlini: Europa jo më kontrata armësh me Riadin

– Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier u kërkoi sot europianëve për të pezulluar çdo kontratë të re armësh me Arabinë Saudite për aq kohë sa nuk do të zbardhet e vërteta rreth vdekjes së gazetarit disident saudit, Jamal Khashoggi.

‘’Vetëm nëse të gjitha shtetet europianë do të binin dakort mbi këtë çështje, atëherë do të sensibilizohej qeveria e Riadit’’, pohoi Peter Altmaier për televizionin gjerman ZDF duke specifikuar se sqarimet e përcjella deri tani nga Arabia Saudite nuk ishin të kënaqshme.

‘’Nuk do të ketë asnjë ndikim pozitiv nëse mbetemi të vetmit që do të ndërpresim eksportet dhe nëse në të njëjtën kohë shtete të tjera mbushin zbrazëtitë’’, sqaroi ai./atsh