Një vajzë 15-vjeçare ndërroi jetë pasi mori MDMA, e njohur si  ekstazi që kushtonte vetëm 3 dollarë.

Leah Heyes vdiq në një parking në Northallerton pasi mori një dozë të vogël droge në një festë. Ngjarja tragjike ndodhi në maj të këtij viti.

Vdekja e saj solli disa probleme të mëdha në fokusin e Britanisë. Shumë adoleshentë konsumojnë drogëra të ndryshme pa dijeninë se mund të kenë pasoja vdekjeprurëse.

“3 dollarë për jetën e një vajze të re dhe të bukur”, tha komisionerja e policisë, Julia Miulligan.

Nuk dihet ende se kush ia shiti drogën adoleshentes, prandaj vijojnë ende hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Ora News