Vila për të cilën Beyonce dhe Jay Z paguan 400 mijë dollarë për ta marrë me qëra për një muaj, tani mund të bëhet e juaja.

Vila luksoze është nxjerrë në shitje me një çmim prej 49.95 milion dollarësh. Shtëpia i përket Joe Farrell dhe ndër të tjerave përmban një zonë ku mund të luhet bowling dhe një sallë basketbolli.

Ajo ka pajisje të përshtatshme edhe për tu argëtuar fëmijët. Aty mund të gjesh një ambient për të bërë skateboarding, një zonë ku mund të luajë DJ, një bar, disko dhe një fushë golfi.

Madje aty nuk ke as arsye pse të dalësh nga shtëpia. Vila ka një teatër të përshtatur, një pishinë gjigante, spa, sauna dhe zonë masazhi. Vila është dhënë shumë herë me qera, që prej vitit 2008, kur u ndërtua.Syri