Vec mungeses së sinjalistikës një problem tjeter ne aksin nacional Elbasan – Librazhd është edhe burimi i njohur si “Cesmja e Myftarit” e cila ndodhet buzë rruges dhe përdoret nga shoferët si vendqendrim për makinat gjatë kohes që ata ndalojne për të mbushur uje,në këtë mënyre ata shkaktojnë jo vetëm trafik por edhe pengim te fushepamjes nga ana tjeter e rruges.

Ky aks vazhdimisht është problematik përsa i përket aksidenteve të cilat janë pothuajse të përjavëshme. Një problem serioz këtu është edhe rrëshqitja e gurëve të cilët sa herë që ka rreshje bien rrugë duke bllokuar aksin, por edhe duke rrezikuar makinat.

Po ashtu një problem tjetër i kësaj rrugë janë mungesa e bordurave mbrojtëse pasi në shumë pjesë të segmetit ka dëmtime të mbetura nga aksidentët por edhe faktorët atmosferikë.