Vetëm pak muaj më parë, i kishte dhënë mundësinë të shijonte të qenit gjysh.  Një kënaqësi që për fat të keq, nuk zgjati shumë për ikonën e kinematografisë shqiptare, Xhevdet Ferrin të shuar në moshën 59 vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme.

E bija, Bora postoi mes dhimbjes një foto të bukur bardh e zi me të atin, shoqëruar me një frazë të thjeshtë, por kuptimplotë në anglisht: “O Captain! My Captain!, shprehja më goditëse e poemës së famshme të Walt Whitman, shkruar në 1865-sën për vdekjen e presidentit amerikan Abraham Lincoln, një poemë që bën bashkë humbjen, vdekjen e madhështinë.

Xhevdet Ferri, bashkeshortja aktore, Rozeta dhe vajza, Bora