Taks-Fora antikorrupsion gjatë kësaj javë ka marrë 26 masa administrative, 5 shkarkime nga detyra dhe ka kallëzuar penalisht 6 zyrtarë të administratës, deklaroi sot në raporti javor publik kundër korrupsionit, Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Duke folur për raportin javorë antikorrupsion, ministrja Gjonaj u shpreh se “veprimtaria e Taks-Forcës antikorrupsion dhe institucionet ligj zbatuese kanë intensifikuar edhe gjatë kësaj javë identifikimin dhe dokumentimin e të gjitha akteve korruptive dhe shkeljet ligjore të kryera nga punonjësit e administratës me synimin përfitimin e paligjshëm”.

“Bazuar në denoncimet e qytetarëve në platformën “shqiperiaqeduam.al”, Taks-Forca antikorrupsion ka kryer inspektime dhe kontrolle në disa institucione, si ALUIZNI , Durrës, Kavajë, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dega Tiranë. Taks-Forca antikorrupsion ka rekomanduar në përfundim të tyre 26 masa disiplinore, prej të cilave 5 shkarkime nga detyra. Në personat e shkarkuar nga puna janë tre përgjegjës sektori dhe dy specialist në Drejtorinë Rajonale ALUIZNI Durrës. Nga kontrolli i realizuar dhe gjetjet e tyre ka rezultuar se në disa raste shkeljet e kryera nga punonjësit e administratës përmbajnë element të veprës penale. Në këto kushte nga ana e Taks-Forcës antikorrupsion janë kryer kallëzime penale për 6 punonjës në organin e prokurorisë, konkretisht për ish- drejtorin e ALUIZNI, Durrës, tre përgjegjës sektori dhe dy specialist të këtij institucioni të cilët dyshohet të kenë kryer veprën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, duke legalizuar objekte në mos respektim të procedurave për rastet e legalizimeve”, shprehet ministrja.

Në vijim, Gjonaj shton se “konkretisht rezulton se këta punonjës kanë legalizuar objekte të cilat nuk kanë ekzistuar ose janë legalizuar në sipërfaqe më të mëdha nga gjendja faktike. Duke pasur parasysh nga gjetjet e sipërpërmendura është proceduar pa vonesë për rivendosjen e të drejtës së cenuar nëpërmjet anulimit pasojave të këtyre veprimeve”.

“Bazuar në rekomandimin e Taks-Forcës, antikorrupsion shfuqizuar leja e e legalizimit dhënë në kundërshtim me ligjin si dhe është lëshuar urdhër i kufizimit të pasurisë me qëllim mbrojtjen e pronës. Bashkëpunimi ndër institucional në përmjet Taks-Forcës antikorrupsion, prokurorisë Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera ligj zbatuese ka vijuar të jetë në nivele shumë të mira, dëshmi kjo e vullnetit të plotë të strukturave shtetërore për të luftuar këtë fenomen që cenon themelet e shtetit ligjor, dobëson demokracinë dhe pengon zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ajo.

Po ashtu ministrja e Drejtësisë tha se “Njëherazi nga kontrolli i shërbimit të brendshëm në sistemin e burgjeve pranë ministrisë së Drejtësisë janë dërguar për ndjekje penale drejtori, një përgjegjës sektori dhe një punonjës i ekzekutimit të vendimeve penale Krujë si dhe dy punonjës policie të burgut të Vaqarrit për shpërdormi detyre. Ndërkohë, që është larguar nga detyra specialistja në sektorin e hartografisë në zyrën vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Devoll e cila është denoncuar nga një qytetarë në media për arsye se kishte marrë para në mënyrë të paligjshme  për një shërbim publik”.

Ministrja Gjonaj, ju bënë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet korruptive, duke i garantuar se denoncimet e tyre do ndiqen me seriozitet nga autoritetet ligj zbatuese.

“Qytetarët dhe shërbimi cilësor ndaj tyre di vazhdojnë të jen në qendër të vëmendjes së punës së qeverisë ashtu si dhe ndëshkimi i të gjithë atyre që shfrytëzojnë detyrën në administratë për të bërë korrupsion dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme. Ndaj  e përsëris thirrjen që qytetarët të bëhen pjesë e goditjes së korrupsionit duke denoncuar  pa asnjë hezitim në platformën e bashkëqeverisjes duke qenë të bindur se denoncimi do të verifikohen dhe kontrollohet me seriozitetin e duhur me bashkëpunim me të gjithë strukturat e shtetit që shkelësit të vihen para ligjit”, shprehet ministrja./a.g/atsh