Mos u lut që të kesh një jetë të lehtë.
Lutu të jesh një njeri i fortë!
Mos u lut që të të japin detyra që përshtaten me aftësitë e tua.
Lutu të kesh aftësitë për të përballuar detyrat që të jepen!

– Phillips Brooks
____________________________________________________________________

Të vdes, e dashur? E përse? Kjo është gjëja e fundit që kam për të bërë!

– Groucho Marx
____________________________________________________________________

Mos i poshtëroni njerëzit e mëdhenj për një a dy faje të tyre, sepse diamanti sado i prerë shtrembër të jetë, është më i vlefshëm se një gur i zakonshëm, i prerë në formën më të përsosur.

– Sami Frasheri
____________________________________________________________________

Nuk di si ta shpreh; po me siguri ti, sikurse të gjithë, e ndjen se ka ose duhet të ketë një jetë tjetër jashtë teje. Ç’kuptim do të kishte të vija në jetë, në rast se unë do të kufizohesha vetëm në veten time?

– Lartesite e Stuhishme, Emily Bronte
____________________________________________________________________

Njerëzit mendjeshkurtër besojnë fatin, njerëzit e fortë besojnë shkakun dhe pasojën.

– Ralph Wado Emerson
____________________________________________________________________

E parë nga këndvështrimi i rinisë, jeta është një e ardhme pafundësisht e gjatë; nga këndvështrimi i moshës së thyer, përngjason me një të shkuar shumë të shkurtër. Kur ne lundrojmë tutje, objektet në breg bëhen akoma më të vogla dhe më të vështira per t’u njohur dhe për t’u dalluar: kështu ndodh dhe me vitet tona të shkuara, me të gjithë ngjarjet dhe aktivitetet e tyre.

– Artur Shopenhauer

____________________________________________________________________

Elbasani News