Do trafikonte të miturën drejt Greqisë, arrestohet në flagrancë Xhoni Qëndraj

Një 22 vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi akuzohet se ka tentuar të trafikojë një shtetase të mitur.

Sipas policisë në pranga u vu Xhoni Qëndraj, 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Vlorë.

Ai ishte kallëzuar nga shtetësia F.A, 17 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se Xhoni Qëndraj e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në shtetin grek.

Në momentin e kapjes së këtij shtetasi në Pikën e Kalimit Kufitar Sarandë, Xhoni Qëndraj ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me shtetasen e mitur të cilën e kishte marrë me vete.

Xhoni Qëndraj është një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin “Four” më datë 03.10.2018, ku u dokumentuan 10 vjedhje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 128/b dhe 242 të Kodit Penal.

/express