Pavarësisht se nuk është ende në gjendje të flasë e mezi ecën, ky fëmijë i vogël është kaq trim sa mund të kapë me dorë gjarpërinjtë.Këto pamje besohet se janë realizuar nga babai i të voglit në Kinë, ku familja duket se ka fermë për rritjen e gjarpërinjve.

Në video, fëmija shihet teksa futet në një dhomë ku mbahen gjarpërinjtë dhe i afrohet atyre.Teksa babai i tij e filmon ai lëviz një copë dërrasë në tokë dhe lëviz një tapet, nga ku shfaqet një grumbull i madh me gjarpërinj.

Fëmija i afrohet dhe nis ti kapë me dorë, duke i ngritur dhe duke ia treguar prindërve.

Në një moment të caktuar, nëna e tij vendos që koha për të luajtur me gjarpërinjtë ka mbaruar dhe përpiqet që ta marrë, por ai nis të qajë dhe kërkon që të vazhdojë të qëndrojë më shumë me zvarranikët.

Mbetet e paqartë se për çfarë lloj gjarpërinjsh bëhet fjalë, megjithatë prindërit e tij nuk duken të shqetësuar që i biri mund të pickohet.