Ajo jeton në katin e pestë të një pallati në lagjen “Çlirim” në qytetin e Beratit, por tavani i të gjithë banesës ka pësuar shembje dhe çarje. 61-vjeçarja Yllka Musabelliu jeton e vetme në këtë banesë, në kushte shumë të vështira dhe me një pension minimal që nuk i del as për tu ushqyer.

E vetme prej disa vjetësh pas vdekjes së bashkëshortit dhe e pasigurtë për jetën në këtë shtëpi të shkatërruar, Yllka ka trokitur në tē gjitha dyert e institucioneve shtetërore, nga ku e kanë përcjellë pa e ndihmuar.

“Kur bie shi nuk gjej cep në shtëpi ku të futem dhe dal jashtë sepse e gjithë shtëpia pikon”, shprehet ajo mes lotësh. “Vendos govata, tepsira dhe qeska kudo nëpër shtëpi sa herë që bie shi ose iki tek njerëzit e mi. E gjithë shtëpia rrjedh e pikon, korrenti nuk punon, muret janë të gjitha me lagështirë, dritaret janë kalbur dhe tavani është totalisht i rrëzuar”, shprehet ajo.

Yllka Musabelliu mer vetëm 80 mijë lekë (të vjetra) pension nga bashkëshorti, pas vdekjes, por ato nuk i dalin as për të ngrënë e jo më për të blerë ilaçe, pasi vuan nga shumë sëmundje: zemra, tensioni, alergjia, anemia dhe veshkat.

Yllka deklaron se, ka vajtur disa herë në bashki dhe i kanë thënë që s’ka fonde.

Në këto kushte, e sëmurë dhe pa asnjë përkrahje nga askush, ajo bën apel për ndihmë, me shpesën se institucionet vendore apo të tjerë do t’i kthejnë sytë nga ajo për ta ndihmuar