BIZNESMENËT RUMUNË INTERES PËR INVESTIME NË ELBASAN
Një grup biznesmenësh nga Rumania kanë vizituar sot qytetin e Elbasanit dhe zonat rreth tij ndërsa më pas janë pritur nga nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Kleviz Xhoxhi në një bashkëbisedim rreth qytetit dhe mundësive të investimit.

AKSION PËR PASTRIMIT E BRIGJEVE TË SHKUMBINIT
Bregu i Lumit Shkumbin vazhdon të japë pamjen e tij të trishtueshme të mbuluar me mbetje urbane ndërsa kjo ka nxitur nxënësit e Librazhdit të ndërmarrin një aksion pastrimi në “Javën Kombëtare të ujit”.

PEQIN, NIS RIKONSTRUKSIONI I SHKOLLWS “DEMIR GODELLI”
Shkolla 9 vjeçare “Demir Godelli” në qytetin e Peqinit po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë i cili parashikon të gjitha standardet e përcaktuara tashmë nga Ministria e Arsimit për zhvillimin e një procesi mësimor normal.

NDËRGJEGJËSIMI NDAJ NEVOJAVE TË “PAK”
Në “Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta” në qytetin e Elbasanit, sot është zhvilluar një aktivitet që si synim kishte përcjelljen e mesazheve dhe rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe të strukturave përkatëse në lidhje me jetesën e personave me aftësi të kufizuar.

PENSIONISTËT PËRJASHTOHEN NGA TAKSA E PRONËS
Qeveria ka bërë sot të ditur lajmin se në bazë të pr.ligji “Për Sistemin e Taksave Vendore”, të ndryshuar, përjashton nga taksa e shtëpive pensionistët e vetëm dhe familjet me ndihmë ekonomike. Sipas specialistëve politikat që po ndërmerr qeveria synojnë uljen e barrës fiskale

INFLACIONI 1.9%, ORIENTOHET DREJT OBJEKTIVIT TË BSH
Çmimet e ushqimeve gjatë muajit Tetor 2019 e rritën inflacionin në nivelin 1.9 %, njoftoi sot INSTAT, duke e orientuar këtë tregues drejt objektivit të Bankës Qendrore në 3%.

TË MBROJMË VLERAT KULTURORE TË KALASË ELBASAN
Me qëllim mbrojtjen e vlerave kulturore të qytetit të Elbasanit dhe sensibilizimin jo vetëm të pushtetit vendor, por edhe të vetë qytetarëve e kryesisht banorëve të lagjes Kala në Elbasan, shoqata Ress Egnatia do të zhvillojnë në Kishën Orthodokse “Shën Maria” një dramë sensibilizuese.

BASKETBOLL PËR FEMRA, ELBASANI MUNDET NGA FLAMURTARI
Elbasani në basketboll për femra është mundur nga Flamurtari në shifrat 63-74. Ka qenë një përballje në të cilën nuk mungoi rivaliteti midis vajzave në fushë, me vlonjatet që u treguan më të sakta të topat e tabelës dhe ia dolën të merrnin fitoren në këtë sfidë