Pas dy vjetësh sëmundjet mendore do të jenë më të shpeshta se problemet e zemrës. Në 2020, truri do të jetë organi më i rrezikuar nga sëmundjet duke ia kaluar edhe shqetësimeve kardiake. Mjekët konstatojnë rritje të rasteve edhe tek moshat e reja të cilët kryesisht vuajnë nga ankthet dhe depresioni.

Sipas studimeve 1 në 4 persona është i rrezikuar të preket një herë në jetë nga çrregullimet mendore. Mjekët dhe psikologët kërkojnë nga të rinjtë të mos heshtin për çdo çrregullim, ndërsa Hajdina Dyli thekson se kujdesi për këta persona duhet të jetë maksimal.

Ndërkohë edhe Ministria e Shëndetësisë synon trajtimin e te sëmurëve jo në spitale, por në qendrat komunitare të shëndetit mendor për integrimin më të mirë të tyre.

Aktualisht sëmundjet e mendore trajtohen në 13 qendra, ndërsa së shpejti një pjesë e pacientëve të spitalit të Elbasanit do të vendosen në qendrën komunitare që do hapet në Kavajë. Një tjetër problem i konstatuar vitet e fundit është dhe rritja e numrit te vetëvrasjeve.

Edlira XHERRI