Kryetari i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, mori pjesë në takimin ndërkombëtar kundër krimit mjedisor në nivel vendor. Krimi mjedisor njihet botërisht si një problem në rritje të shpejtë, ku edhe pse ka pasoja të rënda vazhdon të nënvlersohet.

Z.Sejdini në fjalën e tij, ka treguar betejat e mëdha që i është dashur të ndërmarrë me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e tij. Arritja më e madhe për Elbasanin, tha Sejdini, është dhënia fund e djegies së mbetjeve urbane. Tashmë një park i gjelbëruar zbukuron atë zonë ku dikur lulëzonte ndotja dhe sëmundjet. 


Mjedisi është themeli bazë i zhvillimit të qëndrueshëm, paqes dhe sigurisë dhe për Bashkinë e Elbasanit, mjedisi ka qenë dhe mbetet akoma një prioritet shumë i rëndësishëm i punës së përditshme.
Sejdini shtoi se çdo ditë vazhdojnë përpjekjet jo vetëm për ta ndalur krimin mjedisor, por mbi të gjitha për ta parandaluar të.
Mjedisi, mbrojta e tij, që nga parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura, hedhja e paligjshme e mbetjeve urbane dhe jo urbane, keqmenaxhimi i mbetjeve të rrezikshme spitalore dhe industriale, janë akoma pjesë e rëndësishme e punës së Bashkisë Elbasan. 


Sejdini theksoi së Bashkia e Elbasanit vazhdon të punojë për një qeverisje të mirë mjedisore duke synuar zhvillim të qëndrueshdm dhe standarde mjedisore jo vetëm punën për vitet në vazhdim, por sidomos jemi për brezat që do të vijnë.
Po për të realizuar të gjitha objektivat tona, tha Sjedini, kemi nevojë për të gjithë dhe këdo, kjo është një punë që nuk mund ta bëj dot një institucion i vetëm.

Edlira XHERRI