Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë Fetare, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan ka organizuar një aktivitet i cili synon të përcojë vlerat e jashtëzakonshme shqiptare përsa i përket bashkëjetesës fetare.

Kanë marrë pjesë Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini, Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla e zyrtarë të tjerë. Z. Sejdini theksoi bashkëjetesën e shkëlqyer fetare që ekziston mes në Elbasan prej shekujsh:

Në të njëjtën linjë kreu I grupit Parlamentar Taulant Balla, jo vetëm vlerësoi shembullin e shkëlqyer të bashkëjetesës shqiptare, por kërkoi nga politika të ndjkë të njëjtin model.

Kryetari i Qendrës së Bashkëpunimit ndërfetar Arben Ramkja vuri në dukje jo vetëm rëndësinë e kësaj dite, por edhe kujtesën e të shkuarës, si mësim për të ardhmen.

Komisioneri kundër diskriminimit dhe kryetarja e autoritetit për informimin mbi dokumentet e ish sigurimit të shtetit, po ashtu përshëndetën të pranishmit duke vënë në dukje rolin e Elbasanit si model I bashkëjetesës fetare.

Modeli më I qartë dhe I përkryer I bashkëjetesës fetare në Elbasan janë objektet e kultit në kala, kun ë një territory të vogël, reflektohen ngjitur menjëra tjetrën të gjitha besimet fetare.