Festa “Rrëfej Voskopojën”, mbledh turistë vendas e të huaj në fshatin e traditës dhe kulturës
Festa “Rrëfej Voskopojën”, mbledh turistë vendas e të huaj në fshatin e traditës dhe kulturës

Festa lokale “Rrëfej Voskopojën” u çel për të dytin vit radhazi gjatë fundjavës për t’u pasuar edhe me festën e Manastirit, në fshatin turistik të Voskopojës.

Në festën “Rrëfej Voskopojën” pjesëmarrësit e shumtë shijuan koncerte muzikore, panair kulinarie me produktet tradicionale të zonës, si dhe guidë në kishat e fshatit Voskopojë.

Gjithashtu në këtë festë nuk munguan dhe veprimtaritë sportive si shëtitjet me kuaj në pjesën malore të fshatit.

“Festa lokale “Rrëfej Voskopojën” për të dytin vit mbledh turistë vendas e të huaj. Dy ditë me atmosferë festive, koncerte muzikore , panaire kulinarie me produkte lokale , prodhime artizanale , shëtitje me kuaj , guidë në kishat e njohura e argëtime të tjera, sollën“rrëfimin” më të plotë të fshatit, duke promovuar traditën e pasur, kulturën, natyrën dhe mikpritjen voskopojane”, u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi për këtë festë. /atsh