Fotoja e ditës për kryeministrin Rama pas protestës së opozitës është një foto e familjes së tij me çiftin Sarkozy dhe Carla Bruni. Kujtojmë, se mbrëmjen e djeshme teksa kryedemokrati Basha protestonte në Tiranë dhe bashkë me të ishin edhe bashkëshortja e tij me dy vajzat, kryeministri Rama ndodhej në Butrint me familjen, aty ku Carla Brun mbajti një koncert për Ditën Ndërkombëtare të Muzikës.

Ditën e sotme, Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto, ku duket i veshur me një këmishë, në të cilën shkruhet ‘PS 30’. Në krah të tij është bashkëshortja Linda Rama me djalin e tyre Zaho, ndërsa bashkangjitur duket çifti Nicolas Sarkozy dhe Carla Brun.