Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku prezantoi sot punën e saj dhe vizionin para Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa kërkon një mandat tjetër në këtë detyrë. 

“Kam fituar një eksperiencë të mirë për shkak të hetimit të veprave të ndryshme penale. Kam punuar në një rreth aspak të lehtë. Nga maji 2009, unë jam caktuar si drejtuesja e njësisë së përbashkët hetimore në Shkodër dhe më pas zv.drejtuese deri në janar 2016, moment kur kam dhënë dorëheqjen. Funksioni im ka qenë të drejtoj, kontrolloj punën e njësisë së përbashkët hetimore. Kam fituar eksperiencë të mjaftueshme në koordinimin e veprimtarisë së njësisë. Dhjetor 2017 iu përgjigja Kuvendit për postin e PP përkohësisht. Pata kurajën të bëhem pjesë e garës, e dija që nr. kandidatëve do ishte i kufizuar për shkak të kritereve ligjore. Periudhë e mjaftueshme për të fituar një eksperiencë të mirë. Ka qenë një periudhë jo e lehtë, sistemi ishte në reformim të thellë. Vitin e parë të punës nuk ka pasur as KLP, ka qenë një terren aspak i lehtë. S’mund të kesh rezultate nëse mungojnë disa hallka të sistemit, e me kompetenca të kufizuara”, tha Marku.

“Cfarë s’kam arritur të bëj? Ka qenë një periudhë mjaft e vështirë për shkak të reformës në vijim e sipër, mungesa e institucioneve kushtetuese që parashikoheshin të ngriheshin.
Për shkak të kompetencave te kufizuara jam e sigurt që s’ka arritur të realizojë pritshmëritë se hetimi është jashtë kompetencave të prokurorit të përgjithshem askush s’është kujdesur përvec meje që isha e interesuar të sqarojë që roli i prokurorit te pergjithshem ka ndryshuar dhe s’është më roli i prokurorit që kishte në dorë gjykimin e hetimit e qe kishte ne dore gjithcka, por ka rol simbolik për sistemin në tërësi dhe rol të munguar në hetimin e ceshtjeve konkrete. kshq une mendoj qe këtu nuk i kam realizuar por jo për fajin tim e aftësitë e mia, profesionalizmit e vullnetit por për shkak të kompetencave ekzistuese të kufizuara dhe per shkak te reformës në vijim e sipër se kam vepruar në një terren pa asnjë institucion kushtetues pra per nje vit edhe pa KLP qe merret me menaxhimin e burimeve njerezore.

Nëse do rikthehesha pas në kohë e them me bindje qe s’do kisha mundur te bëja dot asgje me shume e asgje me ndryshe për shkak të kompetencave të munguara.

Prokuroria ka qenë i vetmi institucion që ka funksionuar me kohë të plotë dhe këtu ja kam arritur”.

“Nëse do zgjidhem për një madnat sfidat janë të mëdha por njëra është përmirësimi i treguesve të punës pavarësisht terrenit te veshtire ku punojne prokuroret, rritje e besimit të publikut në sistemin e prokurorise. Kohet e fundit ka pasur shumë shkarkime prokuroresh. Forcimi i sektorit të dekriminalizimit që aktualisht funksionon me një prokuror e dy OPGJ. Spastrimi i administrates nga personat me probleme”, premtoi Marku.