Një Boeing 707 i Forcave Ajrore në Iran është rrëzuar në një zonë të banuar.

Nga përplasja dhe shërthimi i aeroplanit në flakë kanë vdekur 15 nga 16 personat në bord, raporton Russia Today.

I mbijetuari i aksidentit të rëndë është gjetur dhe është dërguar në spital.

Ushtria iraniane njoftoi se aeroplani u rrëzua në aeroportin e Karajit, në perëndim të Teheranit.

Boeing u nis nga Bishkek, Kirgistan dhe po dërgonte një ngarkesë në Iran.

‘Një Boeing 707 që mbante një ngarkesë nga Bishkek, Kyrgyzstan do bënte një ulje mergjente në Aeroportin Fath sot. Mekaniku i aeroplanit  dërguar në spital,”-tha Ushtria Iraniane.

Aeroplani raportohet se nuk arriti të ulej në pistë dhe goditi rrethimin e aeroportit.

Ai u coptua dhe shpërtheu në flakë. Boeing 707, një avion me katër motorë, hyri në shërbim në vitin 1957.

Ora news