Kryetarja e shoqatës së dëshmorëve të Elbasanit znj. Juljeta Graceni është vlerësuar me titullin “Misionar Ndërkombëtar I Paqes dhe Prosperitetit”.Ky vlerësim Gracenit iu bë nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Zhvillim,Trupa Diplomatike Amerikane ,Akademia e Paqes dhe universiteti pranë Kombeve të Bashkuara për punën që ajo ka bërë në vlerësimin dhe përkujtimin e dëshmorëve të LANÇ.

Në këtë ceremoni morën pjesë deputetja e Elbasanit Znj.Evis Kushi, kryetari i Akademise se Paqes Boterore Dr. Madhu Krishan, guvernator i Misionit Diplomatik Paqe dhe Prosperitet,veteranë etj.

Guvernator i Misionit Diplomatik Paqe dhe Prosperitet tha se Juljeta Graceni e mëriton këtë vlerësim për të gjithë punën e berë ndër vite.

Edhe deputetja Kushi vlerësoi kontributin e dhënë nga dëshmorët dhe veçanërisht nga Juljeta Graceni në ruajtjen dhe përkujtimin e vlerave të dëshmorëve.

Mes emocionesh Juljeta Graceni falenderoi të gjithë ata që e ndihmojnë çdo ditë për të përcjell vlerat e dëshmorëve .

Gjatë kësaj ceremonie gjithashtu u vlerësuan pas vdekjes edhe dy deshmoret Hasan e Mehmet Bajraktari.

Edisona SKENDERI